Kryqëzohu Orhan, Gora nuk të do!


Sharr, 27 prill 2008 - Pas shumë lëvizjeve që po bëhen rreth përcaktimit të minoritetit nga Gora e Sharrit, nëse e përkrahin Kosovën apo Serbinë si shtet të tyre, në këtë fundjave dikush ka shkruar parullën në “Sheshin e Dëshmorëve” në Sharr, me përmbajtje kundër kryetarit të Iniciativës Qytetare Gorane (GIG), me seli në Beograd, Orhan Dragash.
Ky subjekt politik, ditë më parë ka arritur të mbledh mbi 10 mijë nënshkrime, ku edhe merr të drejtën për të garuar në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi më 11 maj të këtij viti. /b. beqaj