Nga: Beqir BEQAJ
Sharr, shtator 2008 - “Dërgoni fëmijët në shkollë... mos i merrni në qafë” - ishin fjalët që ua drejtuan më 27 prill të vitit 2005 në Sharr, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit... dhe UNMIK-u, përfaqësuesve të minoritetit gorano-boshnjakë.
Sekretari i Përhershëm në atë kohë i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Isuf Zeneli, u pat thënë goranëve, të cilët po në atë kohë përfaqësoheshin nga i ndjeri Rystem Ibishi, kryetar i Iniciativës Qytetare të Gorës (GIG) dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, se zvarritja në përkrahjen e plan-programeve të reja të Kosovës, shkon në dëm të fëmijëve të tyre “Sistemi i ri arsimor ju hap rrugët e integrimit në Evropë... Ju e kryeni shkollimin fillor dhe të mesëm në Dragash, ndërkohë që atë të lartë mund ta vazhdoni kudo në Evropë”, e pat arsyetuar thënien e tij Zeneli.
Por, goranët nuk u joshën nga kjo! Përkundrazi, ata u revoltuan dhe një pjesë e tyre e braktisë sallën, ku zhvillohej ky takim. Rystem Ibishi i ndjerë u pat thënë mysafirëve nga Ministria se Institucionet e Kosovës e kanë për obligim t’i mbrojnë kërkesat e minoritetit dhe se UNMIK-u nuk duhet të hesht në lidhje me këtë “Unë jam për atë që në Prizren të hapet një universitet në gjuhët e sllavëve të Jugut, ku do të mësonin jo-shqiptarët”, më ishte përgjigjur shkurt Ibishi, kur e pata pyetur, nëse ai po e mbron gjuhën apo sistemin arsimor të Serbisë.
Nga qëndrimet e Ibishit ishte distancuar nënkryetari i KK të Sharrit nga minoriteti gorano-boshnjak, Sabedin Çufta, i cili e tani e mban po këtë post. Ai pat deklaruar se nuk është ky problem i goranëve në tërësi, por vetëm i pjesës që përfaqësohej nga i ndjeri Rystem Ibishi “Një pjesë bukur e madhe e boshnjakëve i ndjekin mësimet me plan-programet e Kosovës... Ne duhet t’i përcjellim reformat e vendit ku jetojmë... Unë kur e kam pranuar postin e nënkryetarit, sigurisht që i kam pranuar edhe ligjet dhe reformat e Kosovës... Lus Rystemin dhe profesorët goranë që më shumë të angazhohen në ndihmë për arsimin e popullatës sonë dhe jo të marrin qëndrime politike”, pat thënë Çufta, mirëpo askush nga goranët nuk e kishte dëgjuar, sepse, më të dalë ai në foltore, të gjithë prindërit e nxënësve që mësonin me plan-programet e Serbisë e patën braktisur sallën, pa u interesuar se çfarë do të thoshte nënkryetari komunal që i përfaqëson ata.
Serbia i "shpërblen" goranët për “punën” që bëjnë në Sharr
Konvoji prej tre kamionësh me regjistrim të Beogradit dhe me emblemën e Kryqit të Kuq të Serbisë, ka arritur në gjysmën e parë të vitit 2005, për t’iu sjellë banorëve të Gorës së Sharrit ndihma ushqimore. Një kontingjent i ngjashëm arriti edhe në muajin nëntor. Gjithsejtë gjashtë kamionë me ushqim i solli gjatë vitit 2005 Serbia në Sharr dhe mjaftuan që goranët të besojnë se qeveria në Beograd po “interesohet” për mirëqenien e tyre, edhe pse qeveria lokale e Sharrit e ka ndarë buxhetin komunal, sipas statistikave të cilat i ka vlerësuar UNMIK-u si më të sakta, pothuajse përgjysmë, edhe pse shqiptarët e përbëjnë rreth 70% të popullsisë së kësaj komune.
Pavarësisht kësaj, u bë më se e dukshme se në këtë komunë shumica e goranëve edhe më tej e preferojnë gjuhën serbe dhe sistemin arsimor të Serbisë nëpër shkolla. Edhe pse disa herë e kanë vizituar komunën e Sharrit krerët e ministrisë së Arsimit, nuk është arritur që kjo popullatë të kyçet në tërësi në planin arsimor kosovar. Kjo, sepse krerët e Iniciativës Qytetare të Gorës, gjithnjë e kundërshtojnë planin arsimor të Kosovës dhe gjuhën boshnjake. Kreu i atëhershëm i kësaj Iniciative, Rustem Ibishi, publikisht ka kërkuar që të mos implementohet plani kosovar i arsimit, për shkak se “nxënësit goranë nuk mund ta vijojnë mësimin nëpër fakultetet e Serbisë”. Kjo ka bërë që kryetari i atëhershëm i KK të Sharrit, Halim Shemsidini, ta quaj Ibishin “ambasador të Serbisë”.
Sido që të jetë, edhe pse institucionet legjitime të Sharrit, si Kryqi i Kuq dhe Inspektorati sanitar komunal, kanë konstatuar se kësaj popullate Serbia po u sjell, madje edhe ushqime të prishura, këta të fundit e falënderojnë Beogradin dhe, edhe më tej i mbesin besnik, duke ia ruajtur gjuhën dhe sistemin arsimor në këtë komunë.
Pushtetarët e Sharrit dorëzohen para mësimdhënësve goranë
Kinse, për hir të statusit të pazgjidhur të Kosovës dhe për ta ruajtur paqen e qetësinë në komunë, gjendja e arsimit në shkollat gorane ende mbetet e paqartë edhe gjatë vitit 2006, ndonëse mësimi, sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Sharr, po zhvillohej normalisht. Koordinatori për shkollat gorane në Drejtorinë e Arsimit, Bajram Hoxha, deklaronte se mësimi është normalizuar, por nuk është nën kontroll të plotë të institucionit të tyre “Mësimi është normalizuar, por çështja legjislative ende mbetet anarki. Vetëm në shkollën e Krushevës mësohet me plan-programin kosovar, ndërkohë që në shkollat tjera kemi probleme”, pat thënë në këtë kohë Hoxha. Drejtori i shkollës së vetme të Gorës, ku mësimi zhvillohet krejtësisht me ligjet kosovare, Nasuf Brenolli, pat deklaruar se ai do ta ruaj këtë gjendje me çdo kusht “Në shkollën e Krushevës mësohet vetëm me ligjet kosovare. Assesi nuk do të pranoj ndikime nga jashtë”, pat këmbëngulur Brenolli.
Drejtori i asaj kohe i Drejtorisë komunale të Arsimit, Xhemal Iljazi, nuk donte të fliste për këtë gjendje me media, por e pranonte se asgjë nuk është e qartë nëpër shkollat gorane “Asgjë nuk mund të them, sepse asgjë nuk është e qartë”, pat thënë shkurt Iljazi, i cili lente për të kuptuar se gazetarët nuk janë të dëshirueshëm në zyrën e tij.Në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, kryetari Halim Shemsidini u pat thënë këshilltarëve se pushteti lokal dhe ai qendrorë kanë punuar mjaftë, por që mësimdhënësit goranë nuk kanë pranuar t’i nënshkruajnë kontratat e punës “Mësimdhënësit goranë marrin afro tetëqind euro pagë nga Serbia, vetëm që të mbajnë lidhje me ministrinë e atjeshme të Arsimit dhe jo me ministrinë tonë. Ne kemi ra në pat-pozicion me këta mësimdhënës”, kishte pranuar ish-kryetari Shemsidini para këshilltarëve të KK-së. Por, këshilltarët e KK-së nuk e pranuan dorëzimin e kryetarit. Ata kërkonin që të zbatohen ligjet në fuqi, ndërkohë që mësimdhënësit goranë i kanë quajtur “shërbëtorë të djallit”. Mirëpo, kreu komunal, Shemsidini, ka kërkuar nga ta që të gjendet një modul për tejkalimin e kësaj situate, për hir të gjendjes në të cilën ndodhej atë kohë Kosova “Bëhuni pak tolerantë... Kur kemi toleruar një kohë të gjatë, të tolerojmë edhe pak muaj, sepse definimin e statusit e kemi shumë afër”, u pat thënë Shemsidini këshilltarëve, duke potencuar se e drejta ligjore është në anën e pushtetit, por që ata nuk dëshirojnë ta kopjojnë Milosheviqin.
Në arsimin e Sharrit tentohet të bëhen reforma rrënjësore
Një aksion i stilit “Fshesa” u tentua të bëhej në gjysmën e dytë të gushtit më 2006-tën, konkretisht në shkollat gorane. Reduktimi i numrit të punëtorëve dhe shpallja e një konkursi për të gjitha vendet e punës në shkollat e Gorës, ishte aksion që rezultoi të jetë “thikë me dy tehe”. Drejtori i atëhershëm i Drejtorisë Komunale për Arsim... në Sharr, Xhemal Iljazi, e arsyetoi këtë veprim si shkak i shkurtimeve buxhetore, dhe se duhej të bëheshin reduktime të numrit të punëtoreve në të gjitha shkollat e Sharrit “Pas shkurtimeve buxhetore, të cilat i ka kërkuar Ministria e Ekonomisë dhe Financave, numri i punëtorëve në 12 shkollat fillore në Opojë dhe Gorë, do të reduktohet për 25 punëtorë. Numri në arsimin fillor duhet të jetë 487, aq sa ka lejuar MEF-i”, pat deklaruar Iljazi, duke shtuar se shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Sharr, nuk do të preket nga kjo reformë e reduktimit. E vërteta ishte se konkursi është shpallur për punëtorët arsimor në disa shkolla opojane, ndërkohë që për shkollat gorane konkursi kishte të bënte me të gjitha vendet e punës. Konkursi kishte për qëllim largimin e punëtorëve arsimor nga Gora, të cilët marrin paga edhe nga Serbia edhe nga buxheti kosovar.
Ndryshe, edhe pas këtij aksioni në trevën e Gorës vazhdoi mbarëvajtja e arsimit me plan-programin arsimor të Serbisë. Krerët komunal të Sharrit, sidomos ata të arsimit, e kuptuan në fund se aksioni dhe plani i tyre ishte vërtetë “thikë me dy tehe”. Për këtë ata u binden kur data e mbylljes së konkursit, 23 gushti, afrohej por që interesimi i goranëve për të konkurruar ishte shumë i zbehtë.
Vendimi i Sanda Rashkoviq-Iviqit, qartësoi gjithçka
Një vendim i Qeverisë serbe, në mars të vitit 2007, me të cilin ajo kërkon nga serbet e Kosovës që t’i shkëpusin kontratat e punës me institucionet kosovare, bëri që edhe qeveria lokale e Sharrit të diskutoj për këtë çështje. Kjo, sepse, ndonëse në këtë komunë nuk ka serb, një pjese të punëtorëve, sidomos atyre arsimor të cilët edhe më tutje marrin paga nga buxheti i Serbisë, u ka ardhur një letër kërcënuese nga qeveria serbe, se do t’u ndërpriten këto të ardhura, nëse nuk e zbatojnë plan-programin arsimor të Serbisë në këtë komunë. Kryeshefi i atëhershëm i ekzekutivit në Sharr, Bexhet Xheladini, pat kërkuar nga goranët që të jenë të kujdesshëm në veprimet që do t’i marrin “Kini kujdes... Mos bini pre e provokimeve që vijnë nga qeveria serbe, misionarët e të cilës janë aktivizuar kohët e fundit, për të destabilizuar Kosovën dhe gjendjen tuaj sociale”, u pat thënë Xheladini goranëve. Ai pat kërkuar nga mësimdhënësit goranë që të nënshkruhen në listën e pagave për muajin mars dhe të mos bien pre e premtimeve të kota nga qeveria serbe “Mund të ndodh që goranët të mbetën pa asnjë të ardhur, nëse bëhen pjesë e lojës së qeverisë serbe, e cila ka ndërmarrë provokimin e fundit për ta destabilizuar Kosovën”, parashikonte në atë kohë Xheladini. Por, një pjesë e madhe e mësimdhënësve të Gorës vazhduan të punojnë sipas plan-programit të Serbisë edhe gjatë vitit 2007. Parashikimet e Xheladinit rezultuan të gabuara, sepse ata, jo vetëm që nuk mbetën pa asnjë pagë, por Serbia u jepte rroga sa trefishi i asaj që do të merrnin nga buxheti i Kosovës.
Ministria e Arsimit... edhe në shtetin e Kosovës iu bën “rixha” goranëve
Mësimdhënësit dhe stafi drejtues i shkollave fillore dhe asaj të mesme, e cila është themeluar nga vetë goranët, të përkrahur nga komuna fantazmë e Gorës dhe qeveria e Serbisë, edhe në Republikën e Kosovës po e refuzojnë plan-programit e saj, madje ata nuk i duan as pagat nga buxheti i Republikës së Kosovës. Refuzimin e plan-programit mësimor, atyre ua legjitimon edhe vet kushtetuta e Kosovës, me ligjin e ri për arsimin, i cili me nenin 12.2 serbëve dhe joserbëve që mësojnë në Kosovë në gjuhën serbe ua mundëson përdorimin e plan-programit dhe teksteve të hartuara nga Ministria e Arsimit e Serbisë. Njëkohësisht, një pjesë e goranëve nuk e çajnë kokën as për nënshkrimin e kontratave të punës me Drejtorinë komunale të Arsimit në Sharr.
Në saje të gjetjes së zgjidhjes në arsim, të krijuar gjatë dekadës paraprake në trevën e Gorës, krerët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë u takuan edhe këtë fillimvit shkollor në Sharr me mësimdhënësit dhe krerët e partive politike që përfaqësojnë goranët. Edhe pse tashmë Kosova ka shpallur shtetësinë e saj, mësimdhënësit goranë nuk hezitojnë t’i thonë JO plan-programeve kosovare dhe të deklarohen publikisht se dëshirojnë plan-programin dhe gjuhën serbe. Sërish, kreu i Iniciativës Qytetare të Gorës, pasardhësi i Rystem Ibishit, Mursel Halili, del në ballë të mbrojtësve të plan-programit dhe gjuhës serbe. Deputeti i vetëm jo-serb në Kuvendin e Kosovës, i cili nuk e nënshkroi deklaratën e shpalljes së pavarësisë, Mursel Halili, u tha haptazi krerëve komunalë të Sharrit dhe përfaqësuesve të MASHT-it se Kushtetuta e Kosovës u lejon atyre që ta përdorin gjuhën dhe plan-programin serb. Por, struktura e re komunale e Sharrit, e drejtuar nga Salim Jenuzi, kryetar dhe Avni Nebiu, drejtor i Administratës dhe Personelit, nuk pranuan që edhe këtë vit të vazhdohet me arsimin e dirigjuar nga Serbia.
Fillimisht ata apeluan tek mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit goranë që t’i kthehen realitetit të ri në Kosovë, sidomos pas datës 17 shkurt. Më pas, ata hapën konkurs për pranimin e mësimdhënësve legjitim. Dhe, kur hasën në mosdëgjueshmëri nga goranët, të cilët në fshatin Mlikë hapën edhe gjimnazin serb, nisën masat ligjore. Kjo rezultoi më pllombimin e dyerve të këtij gjimnazi serb, por që as kjo nuk i ndaloi goranët në vendosmërinë e tyre për ta ruajtur sistemin arsimor të Serbisë në trevën e Gorës. Ata e kanë hequr pllombën dhe kanë hyrë në objektet e kësaj shkolle, për ta vazhduar mësimin me plan-programet e tyre dhe si punëtorë të evidentuar në Ministrinë e Arsimit të Serbisë.
Përfundimisht, sipas asaj që i ka deklaruar “Radio Sharrit” kryetari i Komunës së Sharrit, Salim Jenuzi, midis institucioneve lokale, tyre qendrore dhe përfaqësuesve goranë është arritur një “armëpushim”, i cili do të zgjasë vetëm një muaj. Pas kësaj kohe do të dihet përfundimisht se cili do të dal fitimtar. Pushteti kosovar, i cili i ka të gjitha kompetencat ligjore dhe juridike, apo një grup goranësh, të cilët veprojnë ilegalisht në çdo fushë të jetës në këtë trevë, madje kanë themeluar edhe Komunën e Gorës, me seli në fshatin Vraniç, të cilën e financon Serbia.