Në Sharr mbretëron paqja dhe siguria
Sharr, 05 shkurt 2008 - Situata e sigurisë në komunën e Sharrit është e mirë dhe stabile, vlerësuan të martën në sallën e KK-së në Sharr përgjegjësit kryesor të ruajtjes së paqes dhe rendit, duke premtuar se do të bëjnë përpjekje që edhe në të ardhmen të ruhet kjo gjendje.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i KK-së, Salim Jenuzi, zv. komandanti Rajonal i policisë në Prizren, n.kolonel Faton Alia, komandanti i policisë në Sharr, kapiteni Gëzim Zogaj, nënkryetari komunal nga minoritetet, Sabedin Çufta, gjyqtarët e Sharrit, kryetarët e fshatrave të kësaj komune, KFOR-i gjerman dhe ai turk, si dhe policia e UNMIK-ut. /b. beqaj