Reagim i Aleancës Kosova e Re ndaj shkrimit “AKR-ja ndihmon familjet e dëshmorëve të Sharrit”


Prishtinë, 08 tetor 2007 - Kryesia e Aleancës Kosova e Re reagon ndaj shkrimit “AKR-ja ndihmon familjet e dëshmorëve të Sharrit”, në të cilin thuhet se anëtarja e kryesisë së Degës së AKR-së në Sharr, Sadie Xhimshiti, u ka ndarë familjeve të dëshmorëve nga 100 euro në emër të Aleancës Kosova e Re.
Kryesia e AKR-së e demanton këtë artikull, sepse të hollat që u janë ndarë familjeve të dëshmorëve në Sharr janë dhënë si ndihmë nga fondacioni "Behgjet Pacolli".
Fakti se është përmendur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë që ky donacion të keqkuptohet, duke e ndërlidhur ndihmën për familjet e dëshmorëve me Aleancën Kosova e Re, e cila edhe njëherë sqaron për opinion se të hollat janë dhënë nga fondacioni "Behgjet Pacolli", siç janë dhënë edhe shumë ndihma të tjera. Fondacioni "Behgjet Pacolli" i ka ndihmuar, i ndihmon dhe do të vazhdojë t'i ndihmojë qytetarët e Kosovës në çfarëdo forme që të jetë e mundur, në veçanti familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. /Kryesia e Aleancës Kosova e Re