Prizren, 05 shtator 2007 - Njëra nga anëtaret e Qendrës Rinore “Fisnikët” nga Prizreni, shkruan parulla për paqe mbi çarçafin e bardhë, të shtrirë në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, në Ditën e Rinisë.
Kjo organizatë rinore, e përkrahur nga CIMIC-u zviceran, ka organizuar një sërë aktivitetesh për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Isuf Halimi, drejtor i kësaj organizate, tha se këtë ditë e shënojnë më të organizuar se kurrë më parë. “Është ky vendi më i përshtatshëm për të bërë apel për paqe dhe për më shumë të drejta për rininë prizrenase”, tha Halimi. /foto & teksti: b. beqaj