Shishtavec - 31 gusht 2007 - Kjo grua nga Shishtaveci i rrethit të Kukësit në Shqipëri, në këtë mënyrë e siguron ushqimin për kafshë.

Ajo vetë e ka kositur sanën, vetë e ka ngarkuar kalin dhe vetë e transporton deri në ahur, ku edhe grumbullon rezerva ushqimore për kafshët, të cilat duhet t’i mbijetojnë dimrit të gjatë.
Gratë nga Shqipëria e Veriut njihen si të vyeshme, të cilat i bëjnë edhe punët e shtëpisë, por edhe të fushës. /b. beqaj