Vetëm "Gjurgjevdani" i kthenë goranët në vendlindje!


Sharr - Mijëra qytetarë, kryesisht banorë të Gorës së Sharrit, janë mbledhur në vendin e quajtur “Vllashko”, afër fshatit Vraniç të Gorës, për ta kremtuar Shëngjergjin, apo Gjurgjevdanin, siç e quajnë ata. Organizatori i këtij tubimi, Fejzo Kamberi, nga OJQ “Neven”, tha se kjo ditë nuk ka të bëj fare me politikën, por është ditë e dashurisë, luleve dhe zgjimit të natyrës.
Kjo datë tradicionalisht i kthen në vendlindje të gjithë goranët, pavarësisht se ku janë të shpërndarë nëpër botë. Policia ka marrë të gjitha masat që festa të kaloj e qetë. /b. beqaj