Në pleqëri, i jep fund jetës!


Vraniç - Policia rajonale në Prizren, ka njoftuar të enjten për një person, i cili ka vdekur, pasi kishte konsumuar një lloj acidi, me qëllim për t’i dhënë fund jetës së tij. Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, tha se personi në fjalë i ka takuar komunitetit goran “Një qytetar i komunitetit goran, pasi ka konsumuar një lëndë kimike, me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë është dhënë informacioni se personi i helmuar ka ndërruar jetë. Motivet rreth këtij rasti nuk dihen, por policia po i kryen hetimet”, ka njoftuar Berisha.
Burimet tona mësojnë se Sahtijar Sahtijari, rreth të shtatëdhjetave, nga fshati Vraniç i Gorës së Sharrit, ka pasur ç’rregullim nervorë, në çastin kur e ka pirë substancën helmuese. Ai është varrosur të mërkurën në fshatin e tij, ndërkohë që pas vete ka lënë bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët janë të martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. /b. beqaj