
Në një mbledhje jozyrtare që kanë mbajtur furrtarët e kësaj komune pasditen e së martës, mëngjesi i së mërkurës ka rezultuar me shtrenjtimin e bukës në tërë territorin e komunës. Pa dashur të prezantohet, një furrtar nga kjo komunë tha se faji nuk qëndron tek ata, por tek njerëzit e pushtetit “Ne nuk mund te gatuajmë për hajrat. Mielli ka fluturuar, ndërkohë që qeveria jonë as që interesohet. E si ta mbajmë këtë çmim, ndonëse e shtymë deri më sot disi me të vjetrën, duke menduar se do të përmirësohet kjo gjendje”, tha ky furrtar. /b. beqaj