Në Sharr festojnë të gjithë


Sharr, 17 shkurt 2008 - Pleqtë nga Restelica e Gorës së Sharrit, Misin Ejupi dhe Mevlan Kushi, ndër të parët nisën të festojnë në qendër të Sharrit, duke i valëvitur flamujt kombëtarë shqiptar. Ata thanë se kanë rrugëtuar rreth 30 kilometra nga Restelica, për t’iu bashkëngjitur kremtes së madhe të pavarësisë. “Nuk kemi besuar se do të vij kjo ditë, së paku ne nuk do ta prisnim, por ja që po e shijojmë edhe ne shpalljen e shtetit të Kosovës”, thanë njëzëri këta pleq.
Fshati Restelicë njihet si përkrahësja më e madhe e inspiratave të popullatës shumicë të Kosovës, për shtet të pavarur dhe sovran. /b. beqaj