Sharr - Në fshatin Zlipotok të Gorës së Sharrit, disa bashkëfshatar kanë gjetur të shtunën trupin e pajetë të Xhylbear (Skender) Bajramit (62), i cili aksidentalisht ka humbur jetën gjatë rrëshqitjes nga një kodër, derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë.

Policia rajonale në Prizren e ka konfirmuar lajmin, ku thuhet se të gjitha të dhënat largojnë dyshimet se dikush mund të ishte i përfshirë në këtë aksident “Disa fshatarë të Zlipotokut të Gorës e kishin vërejtur trupin e pajetë të një mashkulli. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka mësuar nga dëshmitarët se viktima ka qenë duke i shoqëruar bagëtitë, me ç’rast ka rënë nga skaji i rrugicës, në lartësi rreth 1.5 metra, por që ka mjaftuar të jetë fatale për viktimën”, tha Hatixhe Hoxhaj, zëdhënëse e policisë rajonale në Prizren, e cila konfirmoi që, sipas mjekut që kishte dalë në vendin e ngjarjes, viktima ka vdekur aksidentalisht dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt kriminal. /b. beqaj
