Në Bellobrad arrestohen dy hajna


Bellobrad - Në afërsi të Bellobradit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia ka ndaluar një automjet, me të cilin barteshin gjësende të dyshimta nga dy persona, të cilët më pas janë arrestuar. Zëdhënësja e policisë rajonale në Prizren, Hatixhe Hoxhaj e ka konfirmuar lajmin dhe arrestimin e dy personave “Tridhjetë minuta pas mesnatës, të hënën policia e Sharrit, në afërsi të Bellobradit, ka ndalur një automjet, të cilin e drejtonte një person i dyshimtë. Pas kontrollit, është vërejtur se në automjet kishte dy televizorë dhe një kuti me priza elektrike. Policia e ka pyetur vozitësin dhe bashkudhëtarin për prejardhjen e këtyre gjërave, por ka marrë përgjigje se ato janë blerë. Megjithatë, policia vërteton se gjësendet ata i kishin vjedhur. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, të dyshimtit janë arrestuar”, tha Hoxhaj. /b. beqaj