Zgatar - Në fshatin Zgatar të Opojës së Sharrit, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një rrahje masive, ku si pasojë gjashtë meshkuj kanë marrë lëndime trupore, njëri prej tyre lëndime të rënda.
Policia rajonale në Prizren e ka konfirmuar ngjarjen, duke sqaruar se në vendin e ngjarjes ka arrestuar nëntë persona “Në fshatin Zgatar, 12 meshkuj janë përfshirë në një rrahje masive, ku janë përdorur edhe mjete te forta, si lopata e gjësende të ndryshme. Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar nëntë persona, gjashtë nga viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërkohë që një i lënduar rëndë në kokë është transferuar në QKU të Prishtinës”, thuhet në raportin e policisë.Burimet tona mësojnë se katër nga të lënduarit, pasi kanë marrë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, janë lëshuar në shtëpi, ndërkohë që dy të tjerë ende janë në spital. /b. beqaj
