Kujdes xhepat, porosit policia !


Sharr - Kohëve të fundit në qytezën e Sharrit janë paraqitur hajna, të cilët me mjeshtëri i shterin xhepat e qytetarëve, edhe ashtu të varfër. Në shënjestër janë vënë vizitorët e bankave, sidomos pensionistët dhe përfituesit e ndihmave sociale. Dita më e preferuar e tyre, sipas një raporti të policisë së Sharrit, është e premtja, kur në Sharr gumëzhijnë njerëzit për shkak të ditës së tregut “Vjedhjet kryhen nga persona që nuk i përkasin komunës së Sharrit. Ata kanë zgjedhur ditën e tregut për veprimtarinë e tyre dhe në shënjestër janë personat që dalin nga bankat. U tërheqim vëmendjen qytetarëve që të kenë kujdes të premteve, sepse hajnat janë mjaftë profesionistë në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e lëshuar për opinion nga Stacioni policor në Sharr. /b. beqaj