Sharr - I themeluar në vitin 1991, Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Sharri, si duket po shuhet. Kjo u bë e qartë kur këtë vit nuk u manifestua “Flaka e Janarit”, bartës i të cilit manifestim për Sharrin ishte ky klub. Kryetari i fundit i klubit, Bedri Halimi, thot se ai
Halimi thotë se, gjatë mandatit të tij, i ka respektuar të gjithë krijuesit, sikurse edhe datat e rëndësishme kulturore “Të gjithë i kam ftuar në aktivitet e klubit, si në ‘Pranverën Poetike’ më 2004, 2005 dhe 2006, në ‘Orët Letrare’, të organizuara në shkollat fillore në Llapushnik, Bellobrad, Sharr, Bresanë, Blaç dhe Kosavë. Kulminacioni i aktivitetit të Klubit është arritur në manifestimet tradicionale “Ora e madhe letrare e Ymer Prizrenit” më 2004, 2005, dhe 2006. I uroj punë të mbarë pasuesit tim, ndërkohë që nuk do të mungoj në asnjë aktivitet dhe do të ndihmojë në çfarëdo mënyre që kam mundësi”, përfundon Halimi.
Edhe anëtarët tjerë të “Luigj Gurakuqit” janë dhënë pas partive politike, duke e braktisur kulturën, që vetë e mbajtën gjallë në këtë komunë, për gjashtëmbëdhjetë vjetë. Demir Reshiti, kryetar i LPK-së në Sharr, tani vepron në Prishtinë. Ai nuk është në gjendje ta drejtoj Klubin nga Prishtina, ndërkohë që pyetjes nëse ekziston “Luigj Gurakuqi”, i përgjigjet pozitivisht “Nuk mund të thuhet se s'ka më Klub. Ai nuk shuhet, edhe nëse ndonjë prej anëtarëve nuk mund ta vazhdoje aktivitetin. Shpresoj që shumë shpejtë do të konsolidohet kryesia, për t’i vazhduar aktivitetet kulturore, sepse bëhet fjalë për një Klub që ka krijuar traditë 17-vjeçare”, tha Reshiti, duke e kritikuar ish-kryetarin Halimi që është tërhequr përmes një shkrese, dërguar anëtarëve të kryesisë “Kryetari nuk është dashur të paraqesë dorëheqje me anë të shkresës, por të njëjtën është dashur ta bëj në një mbledhje të kryesisë. E kuptoj se nga largësia nuk mund ta drejtoj Klubin as Ai, por as unë. E mira do të ishte që Klubin ta udhëheq dikush që jeton në Opojë”, tha Reshiti.
Abaz Çengaj, kryetar i ORA-s në Sharr, i cili edhe vepron në këtë komunë, thotë se Klubi nuk do të shuhet, edhe pse ish-kryetari është tërhequr pa e mbledhur anëtarësinë “Nuk është dashur që kryetari të tërhiqet nga Klubi përmes një shkrese, por ai është dashur ta thirr mbledhjen e anëtarësisë, ku do të zgjidhej kryesia e re”, tha Çengaj. I pyetur se cilit subjekt i kushton më së shumti rëndësi, atij politik që e drejton apo Klubit, i cili është në zhdukje, Çengaj u shpreh i gatshëm të ndahet në dysh “Kur flasim për politikë, më shumë rëndësi i kushtoj partisë, kur kemi të bëjmë me letërsinë, atëhere Klubit i përkushtohem më shumë”, tha Çengaj.
Nga ana tjetër, sekretari i Klubit, Ismet Lecaj, pasi ka marrë drejtimin e degës së AKR-së në Sharr, angazhimin kryesor e ka përqendruar në këtë subjekt politik. Sa i përket klubit, ai as që e ka në agjendën e aktiviteteve. Ai thot se klubi assesi nuk do të shuhet, por mbetet të thirret një mbledhje ku do të zgjidhet udhëheqja “Do ta thirrim një mbledhje dhe do t’i zgjedhim organet drejtuese. Assesi nuk do të shuhet klubi”, tha Lecaj, i cili nuk diti të shpjegoj se kurë do të mbahej një takim i krerëve të partive politike të Sharrit, të cilët e drejtojnë klubin letrar “Luigj Gurakuqi” tash e 16 vjetë. /b. beqaj
