Sharr - Me dhjetë vota pro, gjashtë kundër dhe dy abstenime, të mërkurën është aprovuar nga KK i Sharrit raporti i punës
së qeverisë komunale dhe punëtorëve të kësaj administrate. Gjashtë delegatët e PDK-së në opozitë patën shumë vërejtje rreth këtij raporti, madje e cilësuan atë si një përshkrim Mish-Mash, i cili fare nuk ka të bëj me një raport pune “Ky është një përshkrim formal, i cili asgjë nuk ka të bëj me raportin e një administrate. Po ta lexosh me kujdes, shihet qartë se ende nuk janë të ndara kompetencat e vendimmarrësit dhe ekzekutivit. Shpesh hasim në vendime të marra nga ekzekutivi, ndërkohë që këtë duhet ta bëj KK-ja si organ vendimmarrës”, tha Mitat Fejza, shef i grupit parlamentar të PDK-së. Ai ka cituar një vendim dhe një konkluzion, ku rëndësia e tyre tingëllon jo-serioze “Merret vendim për lapsa, fletore dhe kalendarë, ndërkohë që dëmet e luftës janë trajtuar vetëm me një konkluzion”.
Fejza ka dhënë vërejtje edhe rreth zgjatjes së mandatit të drejtorëve komunë, ku sipas tij, këtë është dashur ta bëj KK-ja dhe jo kryeshefi “Zgjatja e mandatit të drejtorëve komunal duhet të bëhet nga Kuvendi e jo nga ekzekutivi. Si duket, ju nuk po e njihni këtë procedurë”, tha Fejza.
Kryeshefi i ekzekutivit, Bexhet Xheladini, sqaroi se drejtorëve u është zgjatur mandati edhe për gjashtë muaj, në bazë të një shkrese nga ministria përkatëse “Ne kemi marrë një shkresë nga ministria, në bazë të së cilës drejtorëve duhet zgjatur mandati, sepse u ka skaduar në dhjetor. Mirëpo, ne kemi konstatuar se puna e drejtorëve ka qenë e suksesshme dhe jemi përcaktuar që ta vazhdojnë punën”, tha Xheladini.
Për ta plotësuar përgjigjen e kryeshefit, fjalën e ka marrë edhe kryetari i KK-së, Halim Shemsidini, i cili ka saktësuar se Ministria e Shërbimeve Publike i ka dërguar urdhëresë qeverisë lokale të Sharrit “Nga kjo ministri ne kemi marrë një urdhëresë, të cilën është dashur ta ekzekutojmë”.
Kreu i opozitës ka reaguar, duke e cilësuar këtë “urdhëresë” jo-legjitime “Pse ministria juaj ka vepruar kështu, kjo s’ka fare të bëj me legjislacionin. Kuvendi Komunal është organi legjitim që ua zgjat apo edhe i shkarkon drejtorët. Ndryshe, ne nuk do të kishim nevojë të ekzistojmë”, tha Fejza.
Mbledhja e KK-se ishte e 42-ta me radhë, ndërkohë që pas themelimit të LDD-së ishte mbledhja e parë. Gjatë votimit nuk është vërejtur asnjë ndryshim në numrin e votave që përkrahnin krerët komunalë. /b. beqaj
së qeverisë komunale dhe punëtorëve të kësaj administrate. Gjashtë delegatët e PDK-së në opozitë patën shumë vërejtje rreth këtij raporti, madje e cilësuan atë si një përshkrim Mish-Mash, i cili fare nuk ka të bëj me një raport pune “Ky është një përshkrim formal, i cili asgjë nuk ka të bëj me raportin e një administrate. Po ta lexosh me kujdes, shihet qartë se ende nuk janë të ndara kompetencat e vendimmarrësit dhe ekzekutivit. Shpesh hasim në vendime të marra nga ekzekutivi, ndërkohë që këtë duhet ta bëj KK-ja si organ vendimmarrës”, tha Mitat Fejza, shef i grupit parlamentar të PDK-së. Ai ka cituar një vendim dhe një konkluzion, ku rëndësia e tyre tingëllon jo-serioze “Merret vendim për lapsa, fletore dhe kalendarë, ndërkohë që dëmet e luftës janë trajtuar vetëm me një konkluzion”.Fejza ka dhënë vërejtje edhe rreth zgjatjes së mandatit të drejtorëve komunë, ku sipas tij, këtë është dashur ta bëj KK-ja dhe jo kryeshefi “Zgjatja e mandatit të drejtorëve komunal duhet të bëhet nga Kuvendi e jo nga ekzekutivi. Si duket, ju nuk po e njihni këtë procedurë”, tha Fejza.