Sharr - Komunën e Sharrit e vizitoi të premten Xhezair Murati, shef i koalicionit boshnjak “Vakat”, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi. Ata kanë mbajtur një takim me boshnjakët e Gorës, në lokalet e partisë “Vatan” të ministrit Idrizi, ku i kanë bërë thirrje bashkëkombë
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, i cili është banor i Gorës, tha se në Sharr ka ardhur të sqaroj dhe të raportoj për ecuritë gjatë gjithë procesit për statusin e Kosovës, anëtar i së cilit proces në Ekipin Negociator ishte ai vet “Plani i Ahtisarit është përqendruar në masë të madhe në mbrojtjen e minoriteteve, jo vetëm atij serb. Në dokumentin e tij ekziston garanci e madhe për minoritetet, e që do ta mbikëqyr bashkësia ndërkombëtare. Prandaj, nuk duhet të frikësohemi, aq më pak që jemi boshnjakë. Banorët e Gorës duhet të jetojnë këtu, për ta pasur mbështetjen e subjektit tonë politik. Unë nuk mund t’i mbroj goranët që vijnë njëherë në dhjetë vjet këtu, të shoqëruar nga politikanë serb, për të treguar se si duhet të jetojmë”, tha Idrizi, duke publikuar vizitën e fshehtë që iu bë të enjten Gorës nga shefja e të ashtuquajturës Qendër Bashkërenduese për Kosovën, Sanda Rashkoviq. “Rasti i fundit ishte të enjten, kur në formë sekrete ka qëndruar në Gorë Sanda Rashkoviq, bashkë me disa përkrahës nga komuniteti jonë që kanë ikur nga këtu. Kjo grua ka ikur nga Knini i Kroacisë dhe, nëse doni që ajo ta implementoj një politikë të Kninit te ne, duhet të dimë se cili do të jetë rezultati”, tha Idrizi, për të shtuar se minoritetet nuk mund të përlahen me krejt botën, për të fituar të drejta “Ato i fitojmë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Ruhuni nga ndikimet që do të imponohen nga jashtë, gjatë kësaj faze të statusit. Kosova është vendi jonë dhe këtu duhet të mbetemi, sepse nuk jemi ardhacakë. Nuk mund ne të përcaktojmë statusin e Kosovës me një apo dy për qind popull. Ne e përkrahim çdo status që do ta përcaktoj Bashkësia Ndërkombëtare”. Idrizi ka përmendur periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë, duke potencuar parashikimet se shumëçka nuk do të ndodhte, por qe ndodhën “Duhet ta kuptoni se politika nuk po ec në bazë të dëshirave kombëtare. Askush nuk e ka besuar shpërbërjen e Jugosllavisë, ndarjen e Malit të Zi nga Serbia, shkuarjen në Hagë të elitës politike serbe. Por, të gjitha ato ndodhën... do të ndodh edhe statusi i Kosovës, pavarësisht që nuk do të jetë plotësisht sipas qejfit tonë. Statusi nuk është as sipas qejfit të shqiptarëve, por duhet ta pranojmë ashtu siç po ecën procesi”, përfundoi ministri Idrizi. /b. beqaj
