identi në trafik, njoftoi të premten zyra për shtyp e Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren.Familja Kadria dhe ajo Kokollari kanë rënë në hasmëri pas rastit të aksidentit në trafik të ndodhur në shkurt të vitit 2005, me ç’rast humbën jetën dy të rinj në hyrje të Prizrenit, njëri prej të cilëve anëtar i familjes Kokollari. Të dyja këto familje për lirinë e vendit kanë dhënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë. “Pas insistimit të komandantit të Zonës Kolonel Enver Cikaqi me ekipin e tij, në komandën e kësaj zone është arritur pajtimi ndërmjet dy familjeve të dëshmorëve Nazim Kokollarit dhe Murat Kadria”, thuhet në njoftimin e TMK-së. /b. beqaj
