Bellobrad - Ende pa u ballafaquar me sfidat që e presin si parti, në Sharr simpatizantët e LD-së u ballafaquan të enjten m
Vahidin Halili tha se nuk dëshiron që t’i pengojë punëtorët e administratës komunale, prandaj e ka paguar sallën e Shtëpisë së Kulturës “Nuk dua që ta pengoj personelin e administratës së KK-së. Prandaj kam kërkuar nga drejtori komunal për Kulturë që të na lejoj këtë sallë, të cilën kjo drejtori e lëshon në shfrytëzim për çdo aktivitet. Drejtori i kulturës, Muharrem Qafleshi, na ka lejuar shfrytëzimin e sallës, por që ka kërkuar ta bëjmë pagesën prej 40 eurosh. Këtë edhe e kemi bërë, por sot na tha kryetari Shemsidini se nuk mund të hyjmë në sallën e Shtëpisë së Kulturës, duke mos dhënë asnjë sqarim për këtë ndalësë”, tha Halili.
I pyetur për arsyet e kësaj ndalese, Shemsidini nuk deshi të diskutoj, por shprehu mllefin ndaj një storie të botuar më herët në “Lajm”, në të cilën u publikua malverzimi rreth një transformatori “Do të bisedojë ndryshe me ty, në lidhje me atë shkrimin e trafos”, i tha gazetarit Shemsidini.
Të revoltuar nga ky veprim, masa e delegatëve ka tentuar ta mbaj Kuvendin në ndonjë objekt hotelier, por edhe aty nuk ia dolën. Pronarët u thanë se kanë rezervime të tjera, gjë që delegatët e LD-së dyshuan se kishin urdhër nga Shemsidini për t’mos i lejuar.
Më në fund ata udhëtuan në Bellobrad, vendbanim ku për dhjetë vjetë gjatë regjimit të Milosheviqit, LDK-ja i kishte zhvilluar aktivitetet e veta. Në një objekt hotelier, në Bellobrad u zgjodhën organet drejtuese të degës së LD-së së Sharrit.
Për kryetar të degës u zgjodh Vahidin Halili, i cili ishte bashkëthemelues i LDK-së në Sharr, ku mëpastaj ndiqet nga forcat e atëhershme të sigurisë dhe largohet në Gjermani. Në fjalimin e tij, pas zgjedhjes për kryetar, Halili u premtoi simpatizantëve të LD-së se rrugën e trasuar nga LDK-ja e dikurshme, do ta vazhdoj edhe në të ardhmen “Më besoni se unë do të vazhdoj rrugën e demokracisë, për çka edhe e patëm themeluar LDK-në. Pse sot individë të caktuar ia ndërruan kahjen programit të LDK-së, le të jetë barrë e tyre. Ne do të ecim më tej”, tha Halili.
Kuvendi zgjodhi edhe dy nënkryetarë dhe anëtarët të cilët do ta përfaqësojnë Sharrin në Kuvendin Qëndror të LD-së, i cili pritet të mbahet më 17 shkurt të këtij viti. /b. beqaj
