Bisedë me aktivistin e kulturës gorane, Murat Mushka
Restelicë - Me qëllim të pasqyrimit të kulturës së popullatës nga Gora, në fshatin më të madh të komunës së Sharrit, Restelicë, menjëherë pas luftës themelohet Shoqëria Kulturore “Biser”, e cila në saje të kapaciteteve dhe rrethanave vepruese, kohë pas kohe publikon nga një vepër kulturore. Murat Mushka, drejtor i kësaj shoqërie thotë se qëllimi i tij ishte mënjanimi i çdo imponimi ng
a jashtë në kulturën e kësaj popullate të vogël në Gorë “Shoqërinë ‘Biser’ e formuam me qëllim të prezantimit real të kulturës së goranëve, duke i hequr kulturat që na janë imponuar shekuj me radhë nga të tjerët. Të vetëdijshëm për asimilimin që po na ndodhte, ne vendosëm që të punojmë për të dëshmuar se nuk jemi popull i humbur në oborr të vetë”, thotë Mushka, duke shprehur këmbëngulësinë se kjo popullatë do të mbetët në trojet e veta, pavarësisht vështirësive që ka “Qëllimi ynë është që të dëshmojmë se ne ekzistojmë dhe se dëshirojmë të mbetemi këtu. Këtë do ta arrijmë përmes integrimit në shoqërinë kosovare, ku shpresojmë se do t’ia dalim. Kjo, sepse kultura jonë nuk dallon shumë nga ajo e Opojës. Këtë e kanë dëshmuar stërgjyshërit tanë, e që na jep forcë për të qenë të bindur se edhe ne do t’ia dalim”, pohon Mushka, i cili në repertoarin e tij ka mbi njëqind këngë gorane. Ai është i vetëdijshëm se do të ketë pengesa nga ata që mendojnë ndryshe. Prandaj, Mushka më shumë bashkëpunon me strukturat legjitime komunale, ku ka gjetur mbështetje “E dimë se aktiviteti jonë u pengon atyre që janë mësuar të na e servojnë një kulturë të paketuar diku jashtë. Ne kemi përjetuar një kulturë degjeneruese, e cila popullatën tonë e ka larguar nga karakteristikat që e dallojnë nga popujt tjerë. Prandaj kemi pritur këtë kohë për të filluar veprimtarinë tonë”, sqaron Mushka.Shoqëria “Biser”, si projekt më të madh ku pasqyron kulturën e goranëve, ka realizuar filmin “Ovçarqe”, që në përkthim do të thotë “Bari i vogël”. Deri më tash ka realizuar dy pjesë të këtij filmi, me kohëzgjatje mbi dy orë secila pjesë “Me vështirësi të mëdha e kemi filluar realizimin e pjesës së parë të këtij filmi. Por, pas një viti ia kemi dalë mbarë. Në të kemi përmbledhë katër stinët, për të pasqyruar kulturën e gjithëmbarshme dhe gjendjen faktike të jetës dhe kulturës së goranëve”.Mushka pranon se filmi nuk është realizuar në shkallën e kërkuar profesionale, por tematika atë e bën që ta konsideroj si vepër të suksesshme “Filmi është krijuar nga një ekip amatorësh, që nga teknika e deri tek artistët. Por, qëllimi ka qenë që të prezantohet një e vërtetë e ndrydhur me vite të tëra. Kjo ka dëshmuar kur në shfaqjen e tij njerëzit janë ndier, sikur e kanë gjetur një gjë të humbur shumë kohë më parë. Kjo është kultura. Pas kësaj, ne filluam realizimin e pjesës së dytë të filmit”.Sipas Mushkës, sinqeriteti i publikut e ka shtyrë të incizoj pjesën e dytë të filmit “Filmin ‘Ofçarqe 2’ e kemi realizuar për katër vjet radhazi. Kjo kohëzgjatje ishte për shkak të ngritjes së shkallës profesionale dhe lokacioneve të ndryshme për xhirim. Filmi është gjiruar tek ne, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. E gjithë kjo, për të pasqyruar më së miri jetën e kurbetit dhe dashurinë, njëkohësisht”, sqaron Mushka.Për herë të parë filmi “Ovçarqe” shfaqet në shtëpinë e kulturës në Sharr, ku publiku goran dhe opojan, e ka pritur me duartrokitje. Filmi ka përkthim në shqip, e që sipas Mushkës, kjo është bërë për ta kuptuar shumica e popullatës në shtetin ku jeton “Filmin duhet ta kuptoj në radhë të parë populli i atij vendi nga vjen filmi. Kjo është normale. Ne do të vazhdojmë me këtë aktivitet, përderisa nuk do ta kthejmë ndjenjën tonë kombëtare dhe t’i heqim njollat që na i ka lënë historia e imponuar”, përfundon drejtori i Shoqërisë Kulturore “Biser” nga Restelica, Murat Mushka. /b. beqaj
